Disa njerëz të gjallë u bartën në arkivole në një varrezë gjatë pelegrinazhit fetar të Santa Marta në Neves, Spanjë të shtunën.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një traditë në nderim të të vdekurve.

Gjithsesi, ajo çfarë ka rënë në sy është një moment kur një grua, e shtrirë në arkivol, duke mos duruar vapën, shfrytëzon një erashkë për të flladitur veten.

Videoja, siç thuhet më tej, përveç komenteve të shumta, është shpërndarë me të madhe në internet.