John Legend ka folur për gruan e tij Chrissy Teigen duke treguar se ajo po lufton me alkoolin dhe se ajo ka vendosur të pijë më pak.

“Kur ajo po mendonte se duhet të pijë më pak, folëm për këtë. Unë vetëm dua ta mbështesë atë. Dua që ajo të jetë e lumtur dhe të jetojë një jetë të mirë, dhe dua që këtë ta bëjmë së bashku. Sa herë që ajo vendos diçka, unë gjithmonë i them asaj: ‘Dua të të mbështesë dhe të ndihmojë t’ia dalësh”, tha John për Cosmopolitan.

Më pas ai shtoi: “Unë nuk dua të prezantohem si një bashkëshort i përsosur, dhe nuk dua që marrëdhënien tonë ta paraqes si të përsosur, sepse nuk mendoj se dikush e plotëson këtë përkufizim”.