Simon Cowell e ka provokuar kolegen e tij Mel B, e cila nuk ka mundur të duroj diçka të tillë. Versioni amerikan i garës për talente të reja “I Got Talent”, njihet për atë se në qendër të vëmendjes, shpesh janë edhe vetë juria, përveç garuesve.

Pasi njëri prej garuesve nuk kishte arritur të magjeps Simon-in, ai e kishte prekur tastin e kuq. Simon më pas e ka arsyetuar vendimin e tij dhe si shembull e ka marrë natën e parë të martesës së koleges së tij Mel B.

“Më duket sikur kjo është si nata e parë e martesës së Mel B. Shumë pritje, por pa rezultate konkrete”, ka thënë Cowell. Mel menjëherë ka reaguar dhe e ka spërkatur me ujë, duke ia bërë me dije se mahia e tij nuk i ka pëlqyer aspak. Më pas Mel B e ka lëshuar skenën.

Se si ka ndodhur e tërë ngjarje, shikojeni videon.