Make-up artisti i njohur Ariel Tejada i cili njëherësh është grimer personal i Kylie Jenner, ka paralajmëruar ardhjen në Tiranë.

Përmes llogarisë së tij në Instagram, Ariel bëri të ditur në gjuhën shqipe se po vjen në Shqipëri.

Ariel do të vije me datë 9 të muajit tetor, ku edhe do të mbajë një të ashtuquajtur masterclass, pra ligjeratë mbi grimin.

Në videon që grimeri i famshëm realizoi duke përdorur edhe fjalët në gjuhën shqipe falënderoi edhe Anxhelina Hadërgjonajn për ndihmën që i dha në këtë drejtim.