Këngëtarja e njohur shqiptare, Greta Koçi, deri më sot nuk ishte shquar ndonjëherë për shfaqet provokuese në skenë.

Ajo gjithnjë ka arritur ta bëjë për vete publikun me brishtësinë dhe muzikën e saj.

Por duket se  kohët e fundit Greta ka filluar të ndryshojë stil dhe në rrjetet sociale mund të vërejmë tek tuk ndonjë fotografi provokuese të këngëtares.

Së fundmi, ajo është shfaqur në Instagram veshur me një kostum blu, i cili fokuson format e saj, sidomos të pasmet, të cilat bien më shumë në sy.

Stili i flokëve të lëshuara i ka dhënë një pamje edhe më seksi këngëtares së njohur shqiptare.