Bendi amerikan Green Day ka shkëputur bashkëpunimin me menaxherin Pat Magnarella pas 21 vjetësh bashkëpunim.

Magnarella kishte filluar ta menaxhojë grupin më 1996, dy vjet pas albumit të tyre të suksesshëm “Dookie”.

Është raportuar që Green Day do të nënshkruajë me Jonathan Daniel në Crush Music.

Kjo kompani po ashtu menaxhon yje si Sia, Fall Out Boy dhe Lorde.