Personi B.K. (22) nga Gostivari, mbrëmë rreth orës 23:00, me motiçikletë të tipit “Honda” në rrugën “Ilindenska” në Gostivar ka dalur nga korsia dhe është përplasur në gardhin e betonit.

Siç informojnë nga MPB, motoçiklisti nga ky aksident ka marrë lëndime të rënda trupore. Ai me automjetin e ndihmës së shpejtë është dërguar në Qendrën urgjente në Gostivar, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është përcjellë në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekip nga SPB Tetovë.