Reperi Gold AG ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikohet projekti i tij më i ri solo me titull ‘Omëlsina’.

Kënga siç tha ai pritet të publikohet më 2 shtator.

Mirëpo reperi si duket nuk është mjaftuar me kaq dhe njëherish po punon për një këngë tjetër që do të jetë në bashkëpunim me Burakun nga grupi Fama.

Ariani, ka treguar se për tekstin e kësaj kënge është kujdesur vetë ndërsa projekti është punuar te Gramoz Kozeli & DeFox. ‘Ka n’sa pe lojm’ titullohet ky projekt muzikor.

Dyshja janë bërë gati për t’i filluar xhirimet e klipit me të cilin do të merret ‘Imagine’. Për shkak të mbrëmjeve muzikore dhe angazhimeve të shumta të të dyja palëve publikimi i këtij projekti është shtyrë por do të dalë shumë shpejt.