Një person ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një konflikti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Rreth orës 22:15, në numrin e emergjencave 112, një njoftim për një konflikt në Rrugën “Pandi Dardha”, Laprakë, ka vënë në lëvizje efektivët.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Komisaraitit të Policisë Nr 3, të cilët kanë konstatuar A. Z., 30 vjeç, të dëmtuar me thikë, i cili është dërgua për në S.Q.U., ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake të kryera nga Specialistët e këtij Komisariati ka rezultuar se A. Z., ishte konfliktuar me shtetasin:

– Ardit Ibro, 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në flagrancë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3.

Grupi hetimor, nga hetimet paraprake ka mësuar se këta shtetas janë konfliktuar për arsye banale midis tyre.

Nga kryerja e vendit të ngjarjes është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjetit prerës.