Një person është arrestuar në Rahovec, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka fyer dhe ka goditur vëllain e tij duke i kërkuar paratë nga ai.

Po ashtu, i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike edhe ndaj bashkëshortes se tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Po në Rahovec një serb ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje familjare , vëllai i tij e ka sulmuar me një shishe të qelqit në kokë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është kërkuar por nuk është hasur në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.