Ditën e sotme gjyqtarja Fildeze Hafizi është ekzekutuar me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Fadil Kasëmi, në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Mësohet  se bashkëshorti i saj kishte tentuar ta vrsite edhe dy vite më parë gjyqtaren. Ndërkohë ajo i ka dërguar një vit më parë një letër ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ku i lutej për ndihmë pikërisht se kishte frikë ish-bashkëshorti i saj.

Referuar letrës së siguruar nga “BalkanWeb”, Hafizi shkruan ndër të tjera se ndihet e braktisur nga shteti përballë kërcënimeve me jetë të ish-burrit të saj ndaj i drejtohet Donald Lu me argumentin se “nuk kam më se kujt t’i drejtohem. Ju siguroj që shqetësimin tim e kam ndarë me krerët më të lartë të sistemit të drejtësisë, sigurisht duke u kujdesur gjithmonë që të mos influencoj në dhënien e drejtësisë, por mesa duket veshët janë të shurdhër. Për të ndarë këtë shqetësim timin do ju isha mirënjohëse nëse do më kushtonit disa minuta nga koha juaj”, shkruan ndër të tjera gjyqtarja Hafizi ambasadorit Lu.

Më poshtë e gjeni këtë letër: