Shkodran Mustafi nuk është ftuar nga Gjermania për dy ndeshjet për kualifikimet për Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Löw, nuk e ka ftuar mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi, për ndeshjet ndaj Republikës së Çekisë dhe Norvegjisë.

Ky është një lajm jo i mirë për Mustafin, që vazhdon të kërkohet me ngulm nga Interi dhe nuk përjashtohet mundësia e transferimit në Serie A.