Ministri turk i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushoglu sot në Varshavë deklaroi se Berlini duhet të jetë më i kujdesshëm në retorikën lidhur me Ankaranë, lajmëroi TASS.

“Në Gjermani jepen deklarata të cilat nga suaza të së lejuarës. Zgjedhjet janë herëpashershme, ndërsa miqësia është diçka e qëndrueshme. Ato duhet të jenë të kujdesshme”, tha ministri.

Çavushoglu theksoi se “nuk ka nevojë të bëhen deklarata populiste para zgjedhjeve” dhe se Gjermania nuk guxon ta “kalojë vijën”.

Dje ministri gjerman i Punëve të Jashtme Zigmar Gabriel deklaroi se “Turqia, e cila e kufizon lirinë e fjalës, hedh njerëz të pafajshëm në burg dhe e shtyp opozitën, nuk mundet të jetë pjesë e BE-së”. Ai, gjithashtu, deklaroi se Gjermania nuk ka probleme me Turqinë apo me turqit, por me Qeverinë e tanishme turke.