Ministri grek për emiigracion, Giannis Mouzalas deklaroi mbrëmë se Athina së shpejti do të pranojë një numër refugjatësh të cilët Gjermania do t’i kthejë në Greqi.

“Numri do të jetë i vogël. Në muajt e ardhshëm, do të pranojmë disa qindra persona”, tha Mouzalas gjatë një paraqitjeje televizive.

Gjermania në vitin 2011 kishte vendosur të ndalonte kthimet e tilla në Greqi pasi paraprakisht një gjykatë e lartë e BE-së vlerësoi se kushtet në kampet greke janë të papranueshme.

Sipas Konventës së Dublinit nga viti 1990, refugjatët duhet të këkojnë azil në shtetin e parë të BE-së në të cilin arrijnë.

Mouzalas tha se kjo do të ishte një veprim simbolik dhe një “gjest i vullnetit të mirë” ndaj një vendi që ka pranuar dhjetëra mijëra refugjatë nga Greqia, dhe se nuk është një ribërje e Konventës së Dublinit.

Ministri gjithashtu tha se ata kishin një detyrë të vështirë të integrimit të rreth 50 mijë refugjatëve që kërkonin azil në Greqi.

Dhjetëra mijëra refugjatë mbetën të bllokuar në Greqi pasi shkurtin e kaluar vendet e Ballkanit mbyllën kufijtë e tyre për kalimet e refugjatëve