Qindra protestues të orientimit të majtë penguan sot në Berlin marshin e neonazistëve, të cilët janë mbledhur për të shënuar 30-vjetorin e vdekjes së nazistit Rudolf Hess.

Neonazistët nisën marshin nga stacioni Spandau drejt ish-burgut të dikurshëm në të cilin Hess vuajti dënimin dhe vrau veten, por paq disa qindra metrash ata janë ndaluar nga rreth 1.000 kundër-protestues, të cilët kanë vendosur barrikada.