Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Çekisë, paralajmëroi se BE-ja nuk po i kushton vëmendje Ballkanit Perëndimor, dhe kështu po lejon që në këtë rajon terroristët të këndellen.

“Ne po merremi me një pjesë krejtësisht tjetër të Evropës, do të thotë, Evropën Perëndimore dhe Qendrore, ndërsa Ballkanit që nga heshtja luftërave të viteve të nëntëdhjeta, kemi pushuar t’i kushtojmë vëmendje, sidomos në fushën e sigurisë”, tha për mediet çeke, Jiri Sedivy.

“Problemi i Ballkanit është se krijon një mjedis të sigurt ku mund të krijohen celulat terroriste, atje mund të përgatiten, mund të kenë qendrat e tyre të logjistikës dhe sfond për t’u mundësuar atyre për të sulmuar dhe në të njëjtën kohë të pushojnë nga operacionet e komplikuara në Evropën Perëndimore”, shtoi Sedivy.

Gjenerali Çek theksoi se shërbimet e inteligjencës gjermane dhe austriake paralajmëruan në vitin e fundit se rajoni i Ballkanit është radikalizuar jashtëzakonisht, dhe se problem paraqet fakti se myslimanët e Ballkanit janë cak i regjimeve të ndryshme islamike në Lindjen e Mesme.

General Sedivy, ka thënë se qeveria e tanishme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë nuk janë mjaft të efektshme të mjaftueshme për t’u marrë me fenomenin e radikalizimit islamik që është zvarritur që nga luftërat jugosllave të viteve të nëntëdhjeta.

Kosova vazhdimisht po lufton me problemet ekonomike, ka papunësi të madhe. E tëra kjo përbën bazë pjellore që radikalizmi të forcohet dhe zgjerohet vazhdimisht”, tha Sedivy.

Gjenerali paralajmëroi se është e domosdoshme që Republika Çeke t’i kushtojë vëmendje Ballkanit, sepse terroristët islamikë, kur Perëndimi të përforcojë në mënyrë drastike masat e sigurisë, do të drejtohen për në vende të tjera, në Evropën Qendrore, ku nuk ka pasur asnjë sulm dhe ku masat e sigurisë nuk janë aq të theksuara, kurse Ballkani është vetëm pak orë me makinë deri në kufirin çek.

“Ne thjesht duhet të dimë se çfarë po ndodh në këto dy vende, në Bosnje dhe Hercegovinë, në Kosovë dhe ndoshta në Maqedoni, dhe ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të barabartë problemit të terrorizmit në Evropën Perëndimore”, tha ish-shefi i Ushtrisë çeke.