Trupi i 78-vjecarit pa shenja jete është gjetur mbrëmë në Shkup në rrugën “Anton Panov”.

Siç ka njoftuar policia, i ndjeri S.J nga Probishtipi, është gjetur nga nipi i tij.

Ai në fyt ka qenë i prerë, ndërsa në afërsi të trupit të tij janë gjetur gjurmë të gjakut dhe thikë. Hetim në vendngjarje kanë kryer ekip i SPB Shkup.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin për mjekësi ligjore për obduksion.