Shtëpia e Bardhë është vendosur në një rrethim të fortë sigurie pasi autoritetet kanë hetuar mbi një paketë të dyshimtë.

Shërbimi sekret ka bërë të ditur se objekti i dyshuar ishte vendosur përgjatë gardhit në pjesën veriore.

Në një seri të postimeve në Twitter, një zëdhënës i shërbimit sekret ka dhënë detajet mbi vendndodhjen e paketës.

Megjithatë, shërbimi sekret ka arritur të sigurojë zonën dhe ka sekuestruar paketën.