Dy granata janë gjetur ne varrezat myslimane në hyrje të qytetit të Shkodrës. Granatat janë gjetur gjatë punimeve për pastrimin e tyre.

Kanë qenë punëtorët i kanë vënë re granatat dhe menjëherë kanë njoftuar policinë.

Këta të fundit së bashku me specialistet e komisariatit të Shkodrës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku besohet se granatat janë aty që prej vitit 1997, moment kur u hapën depot e municionit.