Arsenal pritet që të pastrojë skuadrën nga disa lojtarë, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e Arsene Wenger

Vetëm dy javë para përfundimit të afatit kalimtar, Arsenal po mendon që të largojë edhe gjashtë lojtarë të tjerë.

I fundit që u largua nga skuadra është Gabriel Paulista, i cili kaloi te skuadra e Valencias.

Por, Goal.com njofton se ky nuk është largimi i vetëm, pasi Wenger dëshiron që nga skuadra të largohen edhe gjashtë futbollistë të tjerë.

Lojtarët që pritet të largohen janë Chuba Akpom, Calum Chambers, mathieu Debuchy, Carl Jenkinson, Lucas Perez dhe Kieran Gibbs.