Neymar është futbollisti i dytë më i paguar në botë, pas Carlos Tevez.

Neymar u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro, duke thyer rekord historik. Ai do të përfitojë 30 milionë euro në sezon te klubi francez, por nuk është lojtari më i paguar në botë.

Raportohet se Tevez është lojtari më i paguar në botë, me 38 milionë në sezon, që ndiqet pas nga Neymar 30 dhe Lavezzi, 26.5 milionë.

Leo Messi renditet i katërti, derisa Cristiano Ronaldo i gjashti, përcjell Gazeta Express.

Ja gjashtë lojtarët më të paguar në botë: