Ryan Giggs ka ngjallur dyshime të mëdha në lidhje me zgjedhjen e bërë nga UEFA, për të zhvilluar Superkupën e Europës në Shkup të Maqedonisë, ku pritet që në momentin e fillimit të ndeshjes temperatura të jetë rreth 40 gradë celsius. Gjithashtu, uellsiani mendon se Manchester United nuk dot ë fitojë titullin në Premier League në këtë sezon. United do të ndeshet me Real Madrid, sonte në Shkup, vetëm pesë ditë para se të fillojë kampionati anglez. Kjo mund të përbëj një problem për të besuarit e Mourinho që mbërritën të hënën në Maqedoni dhe vetëm të mërkurën në mbrëmje do të kthehen në shtëpi.

“United doli i gjashti në kampionatin e kaluar dhe e ka të pamundur të shpallet kampion sivjet, sipas mendimit tim. Po të renditet në vendin e dytë do të ishte një rezultat shumë i kënaqshëm”

“Kjo është një nga ato ndeshje për të cilat nuk ke nevojë, sepse është menjëherë para fillimit të kampionatit dhe vapa në Shkup do të ketë një efekt të madh, – tha Giggs. – Eshtë pak e çuditshme zgjedhja e UEFA-s, për të luajtur në Maqedoni në këtë periudhë të vitit. Personalisht nuk jam dakord sepse futbollistët e të dyja ekipeve nuk mund të shprehin maksimumin. Të dyja skuadrat vijnë nga një tur në SHBA dhe udhëtimi për në Maqedoni është një lodhje më vete. Kjo ndeshje do të ketë ndikim edhe në ndeshjen e parë të kampionatit për “djajtë”. Po të ishte miqësore, sot, Mourinho nuk do të kishte aktivizuar asnjë nga titullarët.”

Mourinho është në kërkim të trofeut të katërt me “djajtë” në 12 muaj punë në “Old Trafford”, pasi vjet fitoi Superkupën e Anglisë, Kupën e Ligës dhe Europa League. Giggs mendon se United nuk mund të fitojë titullin dhe se vendi i dytë do të ishte një sukses. “United doli i gjashti në kampionatin e kaluar dhe e ka të pamundur të shpallet kampion sivjet, sipas mendimit tim. Po të renditet në vendin e dytë do të ishte një rezultat shumë i kënaqshëm dhe më pas, në sezonin 2018/19 do të ishte favorit për titullin kampion. Mourinho dhe Guardiola kanë bërë një punë shumë të mirë në merkato, por të shohim se cilat do të jenë rezultatet në fushë”.