Kieran Gibbs po kalon momentet e fundit në Angli te Arsenali.

Mbrojtësi i majtë ka humbur pozitën e titullarit te Arsenal dhe ka kërkuar largimin nga ‘Emirates’.

E ardhmja e tij pritet të jetë në kampionatin turk, më saktësisht tek Galatasaray.

Gjiganti turk ka ofruar zyrtarisht tetë milionë euro për transferimin e Gibbsit, ofertë që është pranuar nga Arsenal.

Tani lojtari është duke diskutuar detajet financiare së bashku me agjentin e tij, ku pritet të nënshkruajë kontratë tri vjeçare.

27-vjeçari është pjesë e Arsenalit nga viti 2007 dhe ishte larguar vetëm një herë nga klubi londinez si huazim tek Norwich.