George Clooney në muajin qershor është bërë baba i binjakëve por duket se ai nuk e ka planifkuar këtë gjë.

Madje ai as nuk e ka planifikuar të jetë baba në moshën mbi 50 vjeçare.

“Nuk kam besuar se në moshën 56 vjeçare do të jem baba i binjakëve. Mos bëni plane, thjesht shijojeni jetën ashtu si ju vjen”, ka thënë ai për Associated Press.

“Papritmas je përgjegjës për jetën e të tjerëve, gjë që më ka tmerruar”, ka vazhduar tutje Clooney duke folur për ndjesinë e të qenit prind.

Por për të, bashkëshortja e tij, Amal Clooney është e jashtëzakonshme.

“Ajo është si një atlete olimpike. Ajo gjithçka e bën kaq bukur”, ka thënë ai.

Aktori i njohur ka folur edhe për përgjegjësitë e tij si prind.

“Tani për tani, puna ime është t’i ndërroj pelenat e fëmijëve dhe t’i shëtisë”.

“Kur bëhem gati për ngjarje të rëndësishme plot glamur, më duhet të largoj fillimisht të pastroj të vjellat e fëmijëve dhe më pas të vishem”, ka thënë ai.

Poashtu aktori ka treguar se kohëve të fundit nuk ka shumë interes për role të reja filmike.