Dybala është vlerësuar si lojtari më i mirë në fitoren prej 4:2 të Juventusit ndaj Genoas.

  Juventusi ka përmbysur rezultatin 2:0 ndaj Genoas për të triumfuar në fund 2:4, në një ndeshje ku shkëlqeu sulmuesi, Paulo Dybala, i cili realizoi het-trik (14’, 45’ dhe 90’).

Ndërsa golin tjetër për “Zonjën e Vjetër” e shënoi Juan Cuadrado (62’).

Pas het-trikut me Juven, Dybala u shpërblye si lojtari më i mirë i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën më të lartë, 9.6.