Sot, Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev realizuan takim pune me drejtorin e përgjithshëm për Evropën Juglindore të General Electric, Gaetano Massara.

Përfaqësuesit e General Electric kanë shprehur pritjet për bashkëpunim më të madh në të ardhmen me Qeverinë dhe është theksuar se ekziston interesim i madh për investime në energjetikë dhe është cekur kënaqësia në lidhje me nismën e Qeverisë për projektimin e ligjit të ri për energjetikë, thuhet në kumtesën e shërbimit për shtyp të Qeverisë së RM.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Kryeministrit Zaev, ai ka theksuar punën intenzive që bën Qeveria në krijimin e klimës stabile për investime, gjë që do të siguronte investimet e huaja në vend. Si projekte me rëndësi të madhe kryeministri Zaev ka përmendur investimet kapitale që planifikohen në sferën e energjetikës me qëllim të zvogëlimit të varësisë së vendit duke rritur prodhimin e energjisë elektrike me përdorimin e të gjitha potencialeve vendore.

Në takim është konstatuar se në vend ndjehet ndryshim në klimën e biznesit, gjë që konsiderohet si parakusht i rëndësishëm për tërheqje të investimeve të huaja.