Shkruan: Elmedin MEMISHI

Sprovat, sfidat, sakrificat e ndryshme do e përcjellin njeriun gjatë gjithë jetës. Ditët e “lumtura” dhe ditët e zymta, gjithashtu janë përcjellës të pa shmangshëm në jetën e njeriut. Aksidentët e ndryshme dhe fatkeqësit në komuniacion, në punë etj, nuk kanë fund. Fatin e zymt e pati edhe Gazmendi që u aksidentua para dy javëve që rezultoj të jetë fatale për të dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ai u largua nga kjo botë për të vazhduar jetën në botën tjetër. Dhimbja i ka kapluar të gjithë, sa e sa njerëz po ta dinin nuk do të dëshironin të gdhinte mëngjesi i ditës së sotme për ta kuptuar vdekjen e Gazmendit. Me të marr vesht se ai nuk është më në mesin tonë, në kokë mu sillen mendime të ndryshme, mu kujtua fëmijëria, mu kujtua shkolla fillore dhe kur shkonim në mëngjes për në mësime shpesh e takoja, ishte djalë i qetë që nuk i bënte dëm askujt, ishim shokë gjenerate madje edhe shokë futbolli, luanim shpesh bashkë. Zoti me madhërinë e tij kishte vendosur që Gazmendi të ketë jetë deri ditën e sotme pastaj t’ja dorëzoj shpirtin të gjithë fuqishmit, krijuesit të tokës dhe qiellit. Ikja yte kaq shpejt nga kjo botë është e rënd për ne si shoqëri por edhe për familjen tënde. Do të mundohemi çdo ditë ta bindim veten se ti më nuk je në mesin tonë, ti tani ke marr një rrugë tjetër pa kthim.

Fjalë kam shumë për të thënë por forcë nuk kam për asgjë. Do jesh në mendjet tona edhe për gjatë kohë, do të kujtojm çdo çast dhe moment të jetës tënde. Zoti me mëshirën e vet të mëshiroftë, të bëft të pastër si ditën e parë kur linde. Familjes dhe të afërmëve Zoti ua shtoftë durimin, ua mundësoft Zoti që këtë dhimbje kaq të madhe, këtë fatalitet kaq të madh t’ua lehtësoj. Lamtumirë Gazmend, na takoft Zoti në botën tjetër në botën që nuk ka fund dhe se kjo botë ku jemi ne është kaluese!

gazmend-xhelili