Gazetarja e TV Telma, Jasmina Anevska është shpërblyer me një vend pune në ELEM, ku rrogat janë tejet të majme.

Sipas portalit Alo.mk, ajo është gazetarja e shpërblyer e radhës, e cila ka zënë një pozicion të mirë duke qenë pjesë e sektorit të PR në ndërmarrjen gjigante të energjetikës.

Ajo më parë ishte planifikuar që të jetë zëdhënëse e Qeverisë, por në vendin e saj shkoi gazetari i njohur Mile Boshnjakovski. Ditë më parë u shkrua se drejtori i Tv Telma, Atanas Kirovski punësoi gruan e tij në Ministrinë e Kulturës