Në një artikull të publikuar sot nga gazeta gjermane “Die Welt”, deputeti gjerman, Roderich Kiesewetter, bën thirrje që të vendosen sanksione ndaj familjes së Rexhep Tajip Erdoganit. Kiesewetter ka thënë se “duhet të vendosen sanksione të drejtpërdrejta kundër familjes së Erdogan”.

“Për shembull, unë e shoh që është liruar shumë fuqia e jashtme e fisit të Erdoganit”, ka thënë anëtari i partisë gjermane CDU.

Kiesewetter, i cili është ekspert i politikës së jashtme, ka thënë se BE-ja vendosi sanksione ndaj oligarkëve rusë por nuk po bën asgjë për të ndaluar pushtetin e familjes së Presidentit të Turqisë, shkruan Die Welt, raporton Insajderi.

E përpos deklaratave të deputetit gjerman, Die Welt e thekson në artikull se familja e Erdogan është pasuruar shumë në Ballkan. Sidomos në Kosovë.

“Familja e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan është pasuruar shumë në Ballkan, ndër të tjera në furnizimin me energji elektrike të Kosovës”, shkruan Die Welt në artikullin e publikuar sot.

Erdogan, javën e kaluar u bëri thirrje turqve që jetojnë në Gjermani që të mos e votojnë kancelaren gjermane Angela Merkel në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen muaji e ardhshëm.