Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi, është paraqitur 71 minuta për ekipin e Colorado Rapids, e cila luajti baras 2:2 me Vancouver Whitecaps, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Amerikës (MSL).

Colorado luajti në konak të saj, por nuk pati fat që të ndalë tri pikë. Për Coloradon realizuan: Sjoberg (15’), Doyle (54’) dhe për Vancouver-in shënuan: Tschani (5’) e Montero (76’). Skuadrën e Gashi 14 minutat e fundit e ndanë nga fitorja e madhe. Në minutën e 71-të, Gashi u zëvendësua nga Joshua Gatt.