jermania e ka përshëndetur Marrëveshjen për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim, që sot në Shkup e nënshkruan kryeministrat e dy vendeve Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

“Bullgaria dhe IRJM sot nënshkruan marrëveshje historike për fqinjësi të mirë në Shkup. E përshëndes shumë atë që pas shumë viteve negociata të pasuksesshme u gjend zgjidhje konsensuale të çështjeve të hapura. Me këtë dy shtetet dërgojnë sinjal të rëndësishëm për bashkëpunim të suksesshëm dypalësh, por edhe rajonal të Ballkanit dhe për integrim të mëtutjeshëm euroatlantike të IRJ të Maqedonisë”, thekson në deklaratën me shkrim, ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Zigmar Gabriel.

Shefi i diplomacisë gjermane thekson se nënshkrimi i marrëveshjes ka arritur të bëhet për më pak se dy muaj nga inaugurimi i Qeverisë së re të Maqedonisë.