Megjithëse luan për Zvicrën, mesfushori nga Mitrovica, Valon Behrami nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e tij.

Këtë herë ai ka vendosur që të bëjë një tatuazh kryevepër në këmbën e tij të djathtë.

Një realizim fantastik ku përshkruhet gjithë jeta e tij në Kosovë, nga momenti kur ishte fëmijë dhe luante me top rrugëve të qytetit deri te bombardimi i Serbisë nga NATO.