Regjisorë, futbollistë, piktorë, fotografë, gazetarë, mjekë, udhëtarë, biznesmenë dhe mësimdhënës të shteteve të ndryshme u takuan në qarkun Rejhanli të qytetit Hatay të Turqisë për fëmijët sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se 28 persona të profesioneve të ndryshme nga shtetet si Spanja, Maroku, SHBA-ja, Britania e Madhe, Egjipti, Libani, Jordania, Algjeria, Kuvajti, Katari dhe Palestina në kuadër të projektit “T’iu Bashkohemi Atyre” të Shoqatës Ndërkombëtare të Ndihmës dhe Zhvillimit, vizituan familjet siriane të cilët jetojnë në lagjen Alakuzu të qarkut Rejhanli.

Punonjësit e shëndetësisë të cilët vizituan një nga një shtëpitë, bënë ekzaminime shëndetësore për fëmijët sirianë. Grupi i bëri të lumtur fëmijët në mesin e të cilëve ndodhen edhe jetimët, me vizatime, piktura të murit, lojëra të futbollit dhe lojëra të tjera.

 Futbollisti i kombëtares së Katarit, Adel Lamy, luajti futboll me fëmijëtFutbollisti i kombëtares së Katarit, Adel Lamy, luajti futboll me fëmijët

Zv/kryetari i Shoqatës Ndërkombëtare të Ndihmës dhe Zhvillimit, Necip Fazıl Aksoy, në një deklaratë për AA thotë se po përpiqen që të jenë pranë familjeve dhe fëmijëve sirianë.

Aksoy thotë se me mbledhjen e personave nga shtete të ndryshme dëshirojnë që të vendosin vëmendjen në problemet e familjeve siriane dhe shton se “Ne kemi realizuar aktivitete 4 ditore për fëmijët sirianë në Rejhanli. Pranë nesh kemi regjisorë, futbollistë, piktorë, fotografë, gazetarë, mjekë, udhëtarë, biznesmenë dhe mësimdhënës të shteteve të ndryshme.”

Aksoy thotë se kanë ofruar mundësinë që fëmijët të argëtohen dhe që në të ardhmen do të organizojnë aktivitete më të gjera.

Futbollisti i kombëtares së Katarit, Adel Lamy, luajti futboll me fëmijët dhe tha se edhe ai vetë është ndjerë shumë i kënaqur me këtë aktivitet.

Duke vënë në dukje se fëmijët sirianë duhet të rikujtohen më shumë, Lamy thotë se “Jam këtu që të lë sa do pak një buzëqeshje në fytyrat e tyre. Lufta në Siri preku dhe i viktimizoi më së shumti fëmijët. Unë erdha këtu që të shoh nga afër problemet që përjetojnë fëmijët.”

Mjeku maroken, Ayman Boubouh, u shpreh se fëmijët sirianë po përjetojnë ditë mjaft të vështiraMjeku maroken, Ayman Boubouh, u shpreh se fëmijët sirianë po përjetojnë ditë mjaft të vështira

Mjeku maroken i cili bëri ekzaminime mjekësore, Ayman Boubouh, u shpreh se fëmijët sirianë po përjetojnë ditë mjaft të vështira.

Boubouh thotë se dëshiron të zgjasë dorën e ndihmës për më shumë se 20 fëmijë të cilët i ka ekzaminuar.