Të paktën gjashtë ushtarë francezë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur nga një makinë në rrethinat e Parisit, njofton policia vendase.

Autoritetet përkatëse konfirmojnë se operacioni i policisë vijon. Incidenti është shënuar në komunën Levallois-Perret në veriperëndimore të Parisit, rreth 6 km larg kryeqytetit, tha prefektura e policisë lokale në “Twitter”.

Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur punën për arrestimin e tij.