Amandamentet e Lëvizjes BESA të propozuara për Komunën e Likovës, ndërsa të njejtat janë refuzuar nga qeverisja BDI-Aleanca-LSDM.

1.Asfaltimi i rrugës prej f.Ropalcë deri në f.Mateç;
2.Asfaltimi i rrugës prej f.Sllupçan deri në f.Opajë;
3.Nërtimi i shtrati të lumit në f.Sllupçan;
4.Asfaltimi i rrugës prej f.Sllupçan deri në f.Runicë.
5. Ndërtimi i shtratit të lumit në f.Orizare.
Ishin amandamente simbolike të propozuara nga BESA dhe që fatkeqsisht të refuzuara nga subjekte që thirren në emër të shqiptarëve si BDI me Aleatet e tyre.

REAGIM NDAJ JO SINQERITETIT, MOS DIJES DHE SHPIFJEVE TË LËVIZJES SË ASHTUQUAJTUR BESA NË THONJËZA – IK

Lëvizja e lartpërmendur, aq shumë ka devijuar nga traditat e tona shqiptare, saqë nuk e dijm as ne se a e kan nga mosdija apo nga kulminacioni tyre për shpifje që të keqpërdorin shtresën më të ulët, sikurse i kan keqpërdor deri më tani dhe vazhdojn, përmes shoqatave të ndryshme gjoja humanitare, me një të pa vërtetë që duket nga qielli se gjoja partitë shqiptare pjesë e qeverisë janë kundër projekteve shqiptare. Këtë e themi pasi që deputët e tyre njëher në parlament e tash, parapaguesit e saj nëpër rrjete sociale me emra të rrejshëm vazhdojn me shpifje dmth me aq të pa vërteta sa që ne si BDI, nuk arrijm ti kuptojm, e kjo ka të bëj me faktin se nga 5 amandamentet që kanë propozuar ata, 3 prej tyre janë plotësisht të pa kuptimt.

1.Pasi që më të gjithë e dijm se për projektin lidhur me asfaltimin e rrugës regjionale f.Ropalcë – f.Mateç – f.Hotël – f.Likovë, dmth jo vetëm se për pjesën për të cilën ata kan parashtruar amandament ka një javë që më veç në Ndërmarrjen publike ,,Rrugët e Maqedonisë,, , ka përfunduar e gjithe procedura e furnizimit publik, dmth është zgjedhur punëkryerësi, për kryerjen e punëve, ku parashihet të bëhet zgjerimi me të gjitha punët e tjera të nevojshme e deri në asfaltim të saj, ku vlera e projektit është 2 milion EURO.

2.E dyta, shohim se vazhdojn me shpifjet gjoja kërkojn mjete për asfaltimin e rrugës prej f.Sllupçan e deri në f.Opajë, ne të gjithë jemi dëshmitarë se më ky projekt jo vetëm në këtë pjesë shumë të shkurtër, por nga Stançiçi, përmes Bellanocës, Allashecës e deri në hyrje të f.Sllupçan, ka përfunduar plotësisht dmth 90% e punimeve të parapara sipas kontratës në vlerë prej 6 milion EUR, veç më është realizuar, ndërsa ka mbet për realizim edhe pjesa prej f.Sllupçan e deri tek v.q. Bunari i Bejës, e cila do të realizohet shumë shpejt, mirëpo për shkak të problemeve që u paraqitën gjatë realizimit me trasenë reale u desht që të bëhen ndryshime dhe plotësime të projektit.

3.E treta, amandamenti për rregullimin e shtratit të lumit f.Sllupçan, ku çuditemi se si nuk kan parë dhe lexuar këtyre ditëve njoftimin nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, se për këtë projekt më veç, Komuna e Likovës ka nënshkruar marrëveshjen me këtë ministri, ku 89% të mjeteve i siguron ministria, ndërsa 11% nga buxheti i Komunës së Likovës, edhe ate në vlerë prej 300.000 EUR, ku ky projekt shumë shpejt do të filloj me realizimin dhe

4.E katërta, amandament për asfaltimin e rrugës f.Sllupçan-f.Runicë, ku edhe për këtë ne ua bëjm me dije se ne si komunë më veç kemi kompletuar dokumentacionin e nevojshëm teknik, me çka vitin që vjen do të vazhdon asfaltimi i kësaj rruge, mjetet do të sigurohen nga Agjencia për zhvillim rural, ndërsa sa i përket rregullimit të shtratit të lumit f.Orizare, të gjithë e dijm se më veç pjesa më kryesore është realizuar, ndërsa kuptohet se edhe pjesa tjetër që ka mbet shumë shpejt do të bëhet realitet,
Në fund, kërkojm që së pari të kërkojn ndjesë dhe falje, dhe të ndërpresin me shpifjet, se politika nuk zhvillohet kështu siç duan ata, por me vepra konkrete dmth me punë që i shohim dhe i prekim të gjithë, ne bashkë me qytetarët tanë do ti vazhdojm punët, dhe jemi të sigurtë se të gjitha shumë shpejtë do ti bëjm realitet.
Komuna e Likovës ka ndryshuar…..

Me respekt,
Dega e BDI-së Likovë!

Global