Dembele edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës.

Barcelona ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele, për 105 milionë euro plus 40 të tjera bonuse, në total transferimi do të kushtojë 145 milionë euro, shkruan Mundo Deportivo, transmeton Gazeta Express.

Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Barcelonën dhe ka klauzolën e lirimit 400 milionë euro.

Dembele ka marrë numrin e 11’të, atë që la të lirë Neymari dhe do të zë pikërisht pozitën e Neymarit, por Goal shkruan se Valverde do të luajë me skemën 4-2-3-1, përcjell Gazeta Express.

Ja formacioni i Barçës me Dembele: