Fon der Lajen: Gjermania nuk do të jetë midis vendeve të para që do të rritin praninë ushtarake në Afganistan

Gjermania nuk do të dërgojë menjëherë më tepër ushtarë në Afganistan, siç ishte kërkuar nga ana e presidentit amerikan Donald Tramp, sepse vitin e kaluar ajo e rriti praninë e saj, derisa vendet e tjera e ulën, theksoi ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula fon der Lajen.
Ursula fon der Lajen e përshëndeti premtimin e Trampit për vazhdimin e misionit amerikan në Afganistan, por e bëri të qartë se Gjermani nuk do të jetë midis vendeve të pata që do të dërgojë më tepër ushtarë.
“Vitin e kular ne e rritëm kontingjentin për 18 për qind, ndërsa vendet e tjera e ulën”, theksoi ministrja gjermane e Mbrojtjes.
Gjatë fushatës së vjetshme presidenciale në SHBA Tramp premtoi tërheqjen nga Afganistani.
Tramp dje, megjithatë e ndryshoi planin dhe premtoi përforcimin e fushatës ushtarake kundër kryengritësve talebanë.
“Ushtarët tanë do të luftojnë për fitore”, theksoi Tramp.