Moderatorja e emisionit “Jo vetëm modë” tashmë të anulluar, Floriana Garo, po pushon momentalisht në Borsh me familjen e saj, familjen e vëllait, familjet e mikeshave dhe familjen e të fejuarit. “Familja e të fejuarit tim noddhet në një plazh pak më tutje. Rrimë të ndarë se kemi kohë plot për njëri tjetrin. Edhe takohemi ndonjëherë, nuk rrimë gjithmonë të ndarë,” tha ajo duke qeshur dhe këtu nisi biseda për Enisin, avokatin nga Zvicra.

“Unë nuk di ç’është thënë për të fejuarin tim, por vërtetë mendoni se do më detyronte dikush tjetër të bëja gjëra. Unë kam bërë zgjedhjen time, normalisht për të qenë më pranë tij, për të pasur një marrëdhënie sa më normale. Kemi pasur një lidhje në distancë dikur. Po gjithsesi, zgjedhja ishte e imja, askush s’detyron askënd për asgjë,” shpjegoi Floriana në lidhje me shpërnguljen për në Zvicër, në një zonë frankofone. Ajo tha se nga shtatori do të lëvizë për në shtëpinë e saj të re dhe se po e lë Shqipërinë me dhimbje.

Image

Bëhet fjalë për emisionin e saj, të cilin Floriana e drejtonte prej pesë vitesh. “Më duket sikur e kam rritur si beben time, me shumë dashuri. Të them të drejtën e kam mbyllur me pak dhimbje, por gjithsesi është diçka e natyrshme, mbyllet një etapë dhe ishte e rëndësishme të mbyllej si cikël,” thotë ajo.

Pyetjes së Eni Shehut për dasmën, Floriana iu përgjigj me: “Mora një propozim, domethënë këtë konsiderova fejesë. Në mënyrë disi të papritur në fakt, nuk dua ta tregoj, por ishim në një vend të veçantë dhe ishte diçka shumë e bukur. Aty unë nisa të mendoj që unë tashmë jam e fejuar, sapo u fejova dhe duhet të mendoj për një dasmë, pasi kur fejohesh mendon dhe për dasmën. Akoma nuk kam nisur të mendoj seriozisht. Mbase vitin tjetër, të shohim. Do ta planifikoj, nuk dua diçka shumë të madhe, të them të drejtën. Thellë thellë, gjithmonë kam qenë pak romantike. Është një periudhë e lumtur e jetës time dhe natyrshëm këto evenimente janë pjesë e kësaj.”/anabel/