Cikli natyror i të thinjurit të flokëve akoma nuk është e mundur të ndalohet krejtësisht, por për këtë është e mundur që në mënyrë efektive të ngadalësohet ndodhja e tillë. Kontrolloni si të parandaloni formimin e flokëve të thinjura.

Ashtu si njeriu plaket, sasia e pigmentit të flokëve gradualisht zvogëlohet, e cila shkakton flokët e thinjura. Sot është shumë e zakonshme që njerëzit e grupmoshave më të reja kanë flokë të thinjura. Ngjyrën natyrale të flokëve e krijon melanociti i cili prodhon pigmente, dhe kur ai ndalon prodhimin flokët fillojnë të thinjen.

Edhe pse askush nuk mund të ndalojë ciklin natyror të zbardhjes së flokëve, është e mundur të ngadalësohet ndodhja e tillë e parakohshme. Po ju sjellim një listë të metodave më efektive natyrore kundër flokëve të thinjura.

1. Përzieni sasi të barabarta të vajit të ullirit dhe mjaltit. Masën masazhoni në tepen (kupën) e kokës dhe shtrijeni përgjatë gjithë gjatësisë së flokëve. Mbi flokë vendosni një peshqir të ngrohtë apo qese plastike dhe shpëlajini me ujë të vakët dhe shampo pas gjysmë ore.

2. Zieni disa Amli (Phyllanthus emblica, rrush Indian) në vaj të kokosit derisa të bëhen të zeza dhe aplikoni në flokë. Pas një ore, shpëlajini flokët me ujë të ngrohtë. Amla është shumë efikase në rikthimin e pigmentimit. Mund ta përdorni edhe duke përzier lëngun e amles me vaj bajame dhe lëngun e limonit. Vendoseni në hundë dhe lajeni pas një ore.

3. Zieni fletët e kerri (curry) në vaj të kokosit derisa të bëhen të zeza. Aplikojeni në rrënjët e flokëve, si tonik kundër humbjes së flokëve dhe për rikthimin e pigmentimit. Curry përmban pigment natyral që ndihmon për ruajtjen e ngjyrës natyrale të flokëve.

4. Aplikoni një përzierje të dy lugë këne pluhur, një lugë kos, një lugë fenugreek (Trigonella foenum-graecum), tri lugë kafe, dy lugë borzilok dhe tri lugë lëng nenexhik. Lajini me shampo pas tri orësh.

5. Vendosni kungulleshkën e hullizuar (turai) në vaj të kokosit për 3-4 orë dhe pastaj zieni përzierjen derisa të bëhet e zezë. Masazhoni flokët rregullisht me këtë vaj.

6. Përzieni një lugë kripë dhe një filxhan çaj të fortë të zi. Masazhoni flokët dhe lajini pas një ore.

7. Një gram piper përzieni me gjysmë filxhani kos, gjysmë luge vaj bajame dhe gjysmë luge lëng limoni. Aplikojeni përzierjen në flokë, masazhojeni mirë dhe lajeni me ujë të vakët pas gjysmë ore. Maskën përdoreni dy herë në javë.

8. Përzieni lëngun e limonit dhe vaj kokosi. Masën shtrijeni dhe masazhoni kokën dhe flokët dhe lëreni kështu për gjysmë ore. Flokët pastaj lajini me ujë të vakët.

9. Përzieni 100 gram hirrë dhe 1 gram piper të zi dhe aplikojeni në lëkurën e kokës. Lani flokët me shampo pas një ore. Trajtimin përsëriteni një herë në javë.

10. Konsumoni sasi të mëdha biotin, i cili do të ngadalësojë shfaqjen e flokëve të thinjura. Burimet më të mira të biotinit janë e verdha e vezës, maja (tharmi), luledielli, soja, domatet, karrota, qumështi i lopës dhe dhisë, tërshëra, arra, trangujt dhe bajamet.