Selim Pacolli kandidat i AKR’së për kryetar të Prishtinës thotë të kenë qenë strukturat e partisë që e shtyn të merrte një vendim të tillë.

Për gazetën Express, ai ka konfirmuar se ka marrë besimin e partisë së Behgjet Pacollit për të synuar udhëheqjen e kryeqytetit.

“Është një fakt i vërtetë se unë do të jem kandidat i AKR’së për kryetar të Prishtinës. Ishte vendim i strukturave të partisë”, tha Pacolli për Gazetën Express.

Ditë më parë AKR i kishte kërkuar Behgjet Pacollit të garonte në kryeqytet.

Kandidatët për Prishtinë janë Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje, Arban Abrashi nga LDK, Lirak Çelaj nga PDK, Arbër Vllahiu nga AAK, Shyqeri Bytyqi nga NISMA dhe Rifat Deri nga Alternativa.