Shkodran Mustafi është shprehur tejet i lumtur që ka fituar një tjetër trofe me Arsenalin.

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, nuk luajti në finale të Superkupës së Anglisë ndaj Chelseat për shkak se ditë më parë është kthyer nga pushimet verore.

Ai e mbështeti skuadrën nga tribunat, derisa u shpreh i lumtur me titullin e dytë të fituar me fanellën e “Topçinjve”.

“Community Shield’ na përshtatet mjaft mirë, apo jo? Mënyrë fantastike për të nisur sezonin”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.