Dembele ka arritur në Barcelonë dhe ka vizituar stadiumin “Camp Nou”.
Ylli i ri i Barcelonës, Ousmane Dembele, ka arritur tashmë në “Camp Nou” pas transferimit nga Borussia Dortmundi.
Francezi u transferua ditë më parë te katalunasit për 105 milionë euro, plus 40 të tjera bonuse, që njëherit është edhe blerja më e shtrenjtë në histori të Barcelonës.
Duke folur për Barça TV, Dembele tha se realizoi ëndrrën fëmijërore.
“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Gjithmonë kam ëndërruar që një ditë të luaj për Barcelonën”, tha lojtari. “Tani jam këtu dhe shumë i lumtur sepse kam realizuar ëndrrën”.
“Ky është klubi më i mirë në botë me lojtarët më të mirë. Synimi im është që të jap gjithçka për këtë klub, për ekipin dhe të kem mirëkuptim me shokët e ekipit”, shtoi mes tjerash Dembele.
Lojtari do të prezantohet gjatë ditës së hëne dhe do të veshë fanellën me numrin 11’të, atë që për disa vite e kishte Neymari.