Ish-bashkëshorti i Mel B, Jimmy Gulzar ka akuzuar këngëtaren për dështimin në lidhjen e dashurisë.

Gulzar ishte e martuar me këngëtarja 42 vjeçare, anëtare e grupit “Spice Girls” për dy vjet e tani ai po e akuzon atë se ajo është fajtorja për dështimin e lidhjes së tyre, ashtu si edhe lidhjet e saj të mëhershme.

Këngëtarja ka një vajzë 18 vjeçare me të, një tjetër vajzë 10 vjeçare nga lidhja me aktorin Eddie Murphy dhe djalin 5 vjeçar me Stephen Belafonte.

“A mendon ajo se ka diçka që nuk shkon me krejt këta meshkuj, dhe ajo është në rregull. Po flasim për një grua që ka tre fëmijë me tre burra të ndryshëm”, ka thënë ai për revistën “The Mirror”.

Ai ka thën poashtu se këngëtarja e ka bërë të ndihet si “djali i keq” në lidhjen e tyre.

“Unë presupozohesha të jem “djali i keq” që nuk mund ta kënaqja atë asesi. Ishte e tmerrshme, fuqia e fytyrës publike”.

Jimmy ka pranuar poashtu se ai po vdiste emocionalisht dhe nuk tërhiqej nga paratë e këngëtares.