Barcelona ka fituar me rezultatin 2-0 përballë Deportivo Alavesit në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të La Ligas spanjolle.

Katalanasit kanë vazhduar me formën e mirë pavarësisht mungesës së Luis Suarez.

Të besuarit e Ernesto Valverdes morën tri pikë falë magjisë së Leo Messit, që shënoi në minutat 55’ dhe 66’.

Kujtojmë që 5 herë fituesi i “Topit të Artë” gjatë pjesës së hapë humbi një penallti, ndërsa në këtë përballje debutoi edhe blerja e re, Paulinho.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona kryeson La Ligan me pikë të plota.