Ka filluar takimi mes partive i thirrur nga shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së Avdullah Hoti, takim ky i cili ka mbledhur të gjitha partitë, duke e lënë anash koalicionin PAN.

Në këtë takim të pranishëm janë pjesëtarë nga LDK-ja, Vetëvendosja e Nisma.

Gjithashtu në takim janë duke marrë pjesë edhe ekspert e këshilltar politikë.

Ky takim ishte paralajmëruar të filloj në orën 11:00 por u shty disa minuta për shkak të mbledhjes konsultative të thirrur nga Kryesuesi i seancës, Adem Milullovci./Zeri/.