Më shumë se një javë më parë, disa prej fansave që kanë pritur për një kohë të gjatë e para-porositën modelin më të ri të telefonit në Android, Essential Phone (PH-1).

Shumë prej tyre filluan të marrin njoftime se njësia e tyre e telefonit tashmë të famshëm është gati dhe do të transportohet brenda një jave. Tani, kompania ka konfirmuar se dërgesat për pajisjen kanë filluar më në fund.

Nëse planifikoni të blini telefonin, ia vlen të dini se Best Buy ka dy versione të zhbllokuara të telefonit si dhe opsionet tjera që janë në operatorin Sprint të listuara në faqen e saj të internetit. Përveç Best Buy, Amazon gjithashtu po shet telefonin e krijuesit të Android.