Shkurtimi i shpenzimeve jorpoduktive dhe sigurimi i hapësirës për masa të cilat do të thonë përforcim i kohezionit social mes qytetarëve dhe mbështetjes së ndërmarrjeve vendore, është qëllimi themelor i ribalancit të Buxhetit, tha sot minsitri i FInancave, Dragan Tevdovski para deputetëve.

Duke e arsyetuar nevojën për riorganizim të arkës shtetërore, Tevdovski përmendi se ribalanci është mundësia e parë që Qeveria e re të fillojë t’i sendërtojë besimet dhe vlerat e veta në Buxhet.

Kufizimet e para, potencoi, do të jenë në pjesën e borxheve të pashlyera, të cilat përfundimisht me 31 majin e këtij viti paraqesin 22,4 miliardë denarë apo 364 milionë euro.

Serioztisht të larta janë, shtoi, edhe obligimet e enteve arsimore lokale, minstirive të Shëndetësisë, Punvëe të brendshme dhe Arsimit.

Kufizim i dytë janë tashmë marrëvehsjet e lidhura për projekte rrjedhëse apo të ardhshme të cilat nës eprishen, tha, shteti do të duhet të paguajë penallti.

Ai e ndau ekspozenë në pesë pjesë. Së pari e prezantoi qllimin themelor të ribalancit, sqaroi prëse nevojitet dhe çka duhet të arrijë, e më pas foli për lëvizjet dhe projeksionet makroekonomike, dha shfaqje të realizimit të projeksioneve buxhetore në gjysmën e parë të vitit, i ekspozoi propozimet më të rëndësishme për ndryshime dhe plotësime të Buxhetit, si dhe nevojën për financim të deficitit buxhetor dhje borxhit.

Debati kuvendor për ribalancin e Buxhetit mund të zgjasë më së shumti pesë ditë.