Feyenoordi ka fituar Superkupën e Holandës, duke e mposhtur Vitessen e Milot Rashicës vetëm pas ekzekutimit të penaltive.
Feyenoordi ka fituar Superkupën e Holandës, pasi e mposhti Vitessen pas ekzekutimit të penaltive, derisa koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi 1:1, shkruan Gazeta Express.
Nga 11 metërshat më i saktë u tregua Feyenoordi, që realizuan katër gola nga katër tentime, derisa Vitesse realizoi dy gola nga katër tentime.
Në mesin e lojtarëve që dështuan ishte edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica. Ai ekzekutoi penaltinë e dytë, menjëherë pasi Tim Matavz kishte dështuar në të parën.
Kështu, Rashica, që fitoi Kupën e Holandës edicionin e kaluar, dështoi të ngre në qiell një tjetër trofe me ekipin holandez.