Aktori dhe regjisori shqiptar në Turqi, Shyqyri Caushaj ka festuar dje ditëlindjen. E për këtë datë, përpos urimeve të shumta që mori, për të u organizua edhe një festë e ‘çmendur’ e ditëlindjes.

Miqtë e tij bashkë me regjisorin kishin zgjedhur një jaht, nën qiell të hapur dhe me pamje fantastike të ngjyrave të qytetit për të kaluar momentet e tyre. Caushaj në Instagram ka hedhur disa fotografi, duke i falënderuar gjithë ata që e surprizuan në mënyrë të tillë.