Ky është momenti i tmerrshëm kur një djalë i vogël “rrëmben” dhe fërkon një piton të zemëruar.

Me duart e tij pa asnjë masë mbrojtëse, e largon gjarprin gjigant nga rruga.

Pitoni ka shkaktuar bllokimin e trafikut në një korsi dhe ishte ndërhyrja e djalit që i hapi rrugë makinave.

Videoja është regjistruar në Indonezi, ndërsa pitoni rreth 3 metra i gjatë përpiqet të sulmojë të riun, i cili e kap atë për qafe.

Videoja ka grumbulluar mijëra shikime në mbarë botën, ndërsa shumë prej shikuese e konsiderojnë si të “çmendur”.